Ballisti, tifozi kuq e zi, Ismail Morina, tashmë është i lirisë, sipas vendimit të marrë nga Qeveria kroate tashmë, bëjnë të ditura burime tona.

Lajmi për vendimin për lirimin e Ballistit tashmë është marrë dhe me këtë vendim është njohur edhe familja e Ballistit, bën të ditur ky burim i gazetës, që po ashtu ka qenë i përfshirë për të ndihmuar në lirimin e tij, madje një nga figurat kyqe, por që nuk dëshiron për shkak të funksionit ta bëjë publik identitetin e tij.

Miq të Ballistit kanë ndërhyrë edhe tek këshilltari për siguri i Presidentes kroate, dhe se për këtë vendim pozitiv duhet falënderuar edhe Ministrinë e Drejtësisë të Kroacisë.

Sipas këtij autoriteti, madje, që me rastin e arrestimit të Ballistit, në takimin me autoritetet kroate, i qe premtuar se nuk do ti dorëzohej Serbisë, Ballisti.

Kështu që nesër ai pritet ti dorëzohet Shqipërisë, dhe se nuk ka probleme ligjore nga Kroacia. 
Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: “Mërgimtarët e Gjilanit” në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n’shpi!