Frutat zënë një vend kryesor në piramidën ushqimore,e nutricionistët pohojnë se një i rritur duhet të hajë jo më pak se 3 fruta në ditë. Herës tjetër përpara se të bëni pazarin e shtëpisë e të blini fruta, jo vetëm që duhet të zgjidhni ato të stinës, por edhe të dini se si t’i ruani dhe sa gjatë mund të rezistojnë në frigorifer.
1.Molla
Si të ruani: Sapo t’i sillni në shtëpi, futini në frigorifer. Ato mund të rezistojnë deri në 3 javë.
2.Dardhët mund të qëndrojnë të freskëta për 5 ditë në frigorifer.
3.Avokadot ruhen gjithashtu në frigorifer por nuk mund të rezisotjnë për më shumë se 3 ditë. Nëse keni konsumuar gjysmën e avokados dhe doni të ruani gjysmën tjetër ajo që duhet të bëni është të vendosni gjysmë limoni pranë avocados.
4.Bananet duhet të ruhen në ambient të thatë dhe të freskët, por jo frigorifer.
5.Rrushi mund të qëndrojë i freskët e pa u prishur deri në një javë në frigorifer,
6.Domatet mund t’i fusni në frigorifer, por duhet të jenë në temperaturën e dhomës pak para se t’i konsumoni. Mund të qëndrojnë të freskëta për rreth një javë.
7.Pjepri
Mbajeni në frigorifer dhe mund të zgjasë për një javë ose më shumë.
8.Qershitë nuk mund t’i hani nëse kanë më shumë se 4 ditë në frigorifer, pasi fillojnë e prishen.
9.Kivi
Kivit mund të zgjasin në frigorifer deri në katër ditë.
Nëse e keni prerë përgjysmë dhe pjesën tjeter dëshironi ta hani më vonë sigurohuni ta mbështillni me një fletet alumini.
10.Pjeshkët
Nëse janë të pjekura, ruhen në frigorifer për pesë ditë.
11.Luleshtrydhet duhen ruajtur në një tas të shpuar (vasketat e tyre si i blini) në frigorifer.