Akademik AbdulMenaf Bexheti i takon gjeneratës më të vjetër të politikanëve shqiptar që në vitet e para të pavarësisë së Maqedonisë ka gravituar rreth partisë së parë shqiptare, PPD-së, transmeton TetovaSot.
Ai ka qenë ministër i transportit dhe lidhjeve në qeverinë e LSDM-së deri në vitin 1998, ndërsa pas fitores së VMRO-DPMNE-së e ka marr pozitën e liderit në parti. Me kalimin e kohës PPD-ja e ka humbur kompasin midis PDSH-së dhe BDI-së dhe u bë dekor në skenën politike, ndërsa Bexheti tërhiqej nga politika për t`iu përkushtuar shkencës.
Momentalisht ai është profesor në Universitetin e Shtullit dhe anëtar i ASHAM, ndërsa në opinion është i njohur si njëri prej ekspertëve të mëdhenj për financa publike. Ai u bë i njohur si njeri i cili në vitin 2011 u tërheq nga komisioni i regjistrimit, midis të parëve duke paralajmëruar si të shkatërruar këtë operacion.
Në një intervistë për “Fokus”, Bexheti theksoi se gjatë kohë nuk është në politik, por ka përkrahur ndryshimet politike, të cilat sipas tij, do t`i sigurojnë faktorit shqiptar nëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare VMRO-DPMNE dhe LSDM fitojnë numër të ngjashëm të votave.