Lidhjet direkte në rrjetin social Instagram janë kthyer në një tendencë të re për yjet e skenës. 

Shumë prej tyre po e shfrytëzojnë këtë mundësi për tu lidhur direkt me fansat, dhe për të ndarë drejpërsëdrejti me ta imazhe apo edhe bashkëbisedime.

Së fundmi, ka qenë këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri e cila e ka bërë një gjë të tillë, ku ka realizuar një lidhje direkte me fansat përmes Instagramit nga dhoma e saj.

Komentet e fansave kanë qenë të shumtë, disa prej tyre negative, por ka pasur edhe nga ata që e kanë komplimentuar për dukjen natyrale, dhe për guximin për tu shfaqur para kamerave e pa grimuar. /Telegrafi/

 

Kështu u shfaq mbrëmë Adelina Tahiri në lidhjen e saj direkte me fansat në Instagram.