Qenan Aliu

Takimi, Ivanov, Zaev,Xhaferi, Ahmeti dhe Gruevski në rezidencën e presidentit, mund të vlerësohet si normale dhe e natyrshme si personalitete të zyrave më të larta publike dhe liderit të opozitës, por kësisoj takimesh në asnjë mënyrë nuk duhet dhe NUK MUND TA NDALOJNË DREJTËSINË të troket gjithandej ku institucionet e drejtësisë do të pandehin se bëhet fjalë për dyshime të bazuara për keqpërdorime dhe krime të ndryshme.

Kësisoj takimesh në asnjë mënyrë faktori ndërkombëtarë nuk do të lejojë që Drejtësia të mos duket e verbër para kujdo qoft. Kërkesa e organeve të drejtësisë për heqjen e imunitetit të deputetëve për rastin e 27 prillit , nga vetë qasja e organeve nënkuptohet se bëhet fjalë për dyshime të bazuara për vepër e cila ngërthen në vehte dënim jo më pak se pesë vjetë. Prandaj, Kuvendi është i detyruar që të miratojë propozimin e Komisionit amë për heqje të imunitetit për deputetët përkatës.

Nëse nuk ndodhë kjo, atëherë Kuvendi në fakt vetë kjo mazhorancë e brishtë juridikisht do ta kollabojë sistemin gjyqësorë. Sepse ajo do thoshte ndërhyrje flagrante politike në gjyqësorë dhe do të nënkuptonte se vërtetë politika dhe politikanët janë mbi drejtësinë!