Autoritetet e Maqedonisë kanë vënë në pranga mëngjesin e sotëm dy të dyshuarit kryesorë për sulmin ndaj Ziadin Selës natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Kire Gjeorgjievski dhe babai i tij janë të dyshuari kryesor për
sulmin ndaj kreut të LR-PDSH-së.

Sipas gazetës “Koha”, Gjeorgjievski dhe babai i tij janë filmuar nga kamerat e sigurisë së Parlamentit duke goditur deputetin Sela.