Arta Toçi në Click plus  ka folur për Lëvizjen për Reforma e cila ka hedhur fokusin në vazhdimin e vizionit të Arben Xhaferit, vizion nga i cili u shkëput  PDSH-ja e Menduh Thaçit.

Demokratizimi i brendshëm i partise, koncepti ndryshe ndaj avancimit të kërkesave shqiptare dhe rikthimi në konceptin e Arben Xhaferit, janë këto pikat që e dallojnë LR–PDSH nga PDSH, ka deklaruar kështu Arta Toçi kryetare e Asamblesë së Femrës në LR-PDSH.

LR-PDSH do të kërkojë votën shqiptare në Maqedoni për avancimin e çështjes shqiptare sipas Platformës së saj. Normalisht që nëse edhe qytetarë të tjerë e përqafojnë këtë platformë mund ta votojnë LR-PDSH, u shpreh Toçi duke deklaruar se Platforma e LR-PDSH e punuar nga një grup ekspertësh paraqet ofertën më reale dhe më të përpiktë për avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni