Debati në emisionin 200, në TvAlsat, siç cilësohet “historik” mes VMRO DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së ka ngjallur një reagim të madh në opinion, shkruan Shkupi. Deklaratat e “nxehta” të dhëna në program janë pjesë e thuajse të gjitha mediave, por cila ishte atmosfera para programit?

Gazetari Nazim Rashidi, autor i Programit 200 thotë se “të gjithë të ftuarit, Nikolla Poposki, Stevo Pendarovski, Artan Grubi dhe Idriz Orana ishin në një atmosferë korrekte me njëri-tjetrin”.
Siç duket zyrtarët e lartë akuzat dhe sulmet i kishin ruajtur për në program.

Ky ishte debati i parë mes figurave të larta të VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së në vite dhe përfundoi sipas kërkesës së Rashidit, që të pranishmit tia japin dorën njëri-tjetrit.

debat

debat4