Banesa në rrugën “Bllagoja Toska” ku u vjedhën 40 mijë euro dhe rreth 30 mijë euro stoli ari dhe orë të shtrenjta, është pronë e një drejtori të BDI-së, mëson ekskluzivisht “Lajm” nga burime policore. Bëhet fjalë për drejtor në një ndërmarrje publike, i cili më herët ka qenë ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. ai është nga Tetova.

Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur dje mes orës 16 dhe 17, në një banesë në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë. Siç raporton “Lajm” autorët me dhunë e kanë hapur derën e blinduar të banesës, janë future brenda ku kanë vjedhur 40.000 euro, 10 orë dore me vlerë të madhe dhe një sasi të madhe të stolive të arit. Sipas vlerësimeve të para, dëmi i përgjithshëm është rreth 70 mijë euro.  Në vendin e ngjarjes ka dalë policia për të zhvilluar hetime. Policia njofton se janë duke ndërmarrë masa për gjetjen e autorëve./lajmpress