Debati i mbrëmshëm në emisionin Arena të tv Shenja  ku i ftuar ishte anëtari i kryesisë qendrore të lëvizjes Besa Afrim Gashi , ishte shkas   i një reagimi të  shpejtë nga ana  ish deputetit Bekim Qoku  i cili në lidhje me  prononcimet e Afrim Gashit në këtë emision u shpreh:

“Afrim Gashi sot na kumtoi se partia e tij qëllim kryesor paska patur jo ridefinimin e shtetit, aspak, por riBDIzimin e skemës politike.

Sot kjo parti shpalosi se nuk janë për ndryshime kushtetuese rrënjësore te shtetit, të asnjë lloji, por na qenkan për vazhdimin e Marrëveshjes së Ohrit, (marrëveshje që duhej përmbyllur zyrtarisht në vitin 2004) pra ta rimarrin aty ku e paska lënë BDI tek realizimi i saj në shkallën 18 % (gjë që s’është fare e vërtetë), e ta çojnë tek 25% e mundësisht 25,2% dhe atë vetëm me anë të përgatitjes të mirëfilltë teorike?! “