Covid 19 është më aktiv në temperatura rreth 4 gradë celcius dhe zhduket në rreth 70 gradë celcius për vetëm 5 minuta. Kjo, sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët në universitetin e Hong Kongut.

Në një temperaturë prej 22 gradësh mbetet aktiv për 7 ditë, në 37 gradë jo më shumë se dy ditë, ndërsa në temperaturën 56 gradë, mund të jetojë për 30 minuta.

Shkencëtarët kanë ekzaminuar jetën e virusit në sipërfaqe të ndryshme dhe u zbulua se mbetet në sipërfaqet e maskave mjekësore për një javë në temperature ambjenti dhe lagështi 65%.

Mbi letër, virusi zgjat më pak se 3 orë, në dru dhe rroba jo më shumë se 2 ditë, në xham më pak se 4 ditë dhe në çelik e plastikë për 1 javë.