)

Deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së kanë bojkotuar sot punën e Kuvendit, dhe nuk kanë marrë pjesë në Parlament në të cilën u po votohen në mënyrë të shkurtuar disa ligje.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot me 66 vota pro, dhe asnjë abstemim apo kundër votoi propozim-vendimin për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësvekryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë seancë me procedurë të shkurtuar janë propozuar ndryshimet e Kodit zgjedhor, me të cilin zgjedhjet lokale parashikohet të mbahen në gjysmën e parë të tetorit të këtij viti, si dhe ndryshimet ligjore për pezullim të testimit ekstern në shkollat fillore dhe të mesme, njofton tetovasot.

Në seancën e sotme u janë verifikuar mandatet e deputetëve Nevenka Stamenkovska, Nikica Korubin, Miroslav Jovanovic, Sllavica Shumanski Miteva, Sashko Atanasov, Liljana Popovska dhe Beti Rabaxhievska Naumovska.