Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, nga sot e deri më 28 nëntor, organizon ditë të hapura në njësitë rajonale nëpër vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ditët e hapura mbahen me qëllim të realizimit të takimeve të drejtpërdrejta me bujqit dhe bashkësitë afariste, të cilët do të informohen për lehtësimet që ofrohen përmes programeve për mbështetje financiare të bujqësisë.

Në këto takime, qytetarët do të mund të diskutojnë edhe me problemet që hasin gjatë aplikimit për mjete financiare.