Ajo është aktualisht në Amerikë, duke mbajtur turneun e saj “Future Nostalgia”.

Dhe Dua Lipa dukej sensacionale e veshur me një kostum të verdhë të ngushtë të mërkurën teksa doli në skenë në arenën “The Forum”, Inglewood në Los Angeles, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 26 vjeçe, tregoi figurën e saj të trupit në veshjen e guximshme të cilën e kishte veshur me doreza të gjata dhe çizme me material të ngjashëm, teksa interpretonte hitet e saj përpara publikut të emocionuar.

Dua u sigurua që të binte në sy me kostumin e saj ngjyrë limoni, i cili në mënyrë perfekte vuri në pah linjat e saj.
Ajo la flokët e saj në valë të lirshme, ndërsa veçoi tiparet e bukura të fytyrë me një dozë të vogël makijazhi në fytyrën e saj.

Interpretuesja e hitit “Levitating” fitoi besim teksa realizonte një koreografi të mrekullueshme për publikun dhe këndonte me pasion listën e këngëve të saj.

Dua kishte si vokale mbështetëse në këtë koncert Caroline Polacheck dhe Lolo Zouai.

Turneu – në mbështetje të albumit të saj të dytë me të njëjtin titull “Future Nostalgia” – është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida muajin e kaluar.

Turneu është vendosur të përfundojë në nëntor në Perth, Australi dhe po prodhohet nga Ceremony London, i promovuar nga Live Nation dhe i sponsorizuar nga Truly Hard Seltzer.

Pjesë e turneut janë edhe artistët si: Megan Thee Stallion, Griff, Tove Lo dhe Angèle.