Euro deputetet Vaigl Kukan Howit

Maqedonia ka humbur një pjesë të parave nga fondet evropian IPA përshkak të abuzimit të tyre, tha eurodeputeti Eduard Kukan në një intervistë për portalin NOVA TV. Ai thekson se autoritetet maqedonase duhet të ofrojnë prova të qarta dhe të sigurojnë Bashkimin Evropian se mjetet të cilat i marrin në formë të ndihmës së pakthyeshme nga fondet evropiane i përdorin në mënyrën e duhur dhe transparente. Që kjo të funksionojë në mënyrë të rregullt kjo, e rëndësishme është që të ketë situatë të qëndrueshme dhe stabilitet politik në Maqedoni është shprehur Kukan.

Zyra Evropiane përgjegjëse për hetimet në lidhje me abuzimet – OLAF, ka konfirmuar se heton abuzimin e fondeve IPA në Maqedoni. Duke shpjeguar se nuk ka vullnet politik për të zbatuar reformat e nevojshme, Bashkimi Evropian këtë muaj, së pari shkurtoi 27 milion euro nga Instrumenti për ndihma Para-Anëtarësimit 2, të destinuara për Maqedoninë. Disa ditë më vonë Brukseli vendosi të shkurtojë edhe 69 milion euro nga fondet IPA.

Ekspertët e kësaj lëmie, ngrejnë dilemat se këto shkurtime në një mënyrë paraqesin “sanksion të lehtë” për abuzimin e këtyre fondeve, në të ardhmen mund të priten edhe sanksione të tjera për Qeverinë e Maqedonisë, nëse nuk ofrohen provat e kërkuara që do të bindin zyrtarët e BE-së, përndryshe situata do të komplikohet.

©fol.mk