Forcat e Bashkaura Maqedonase (FBM) kane raguar ndaj ish-gazetarit, tani kandidat për deptuet nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, në lidhje me postimin e tij për kriminelin e luftës, Johan Tarçullovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e FBM-së thuhet se ”Johan Tarçullovski është hero maqedonas e jo kriminel lufte. FBM-Forcat e Bashkuara Maqedonase i dënon ashpër deklaratat e rrejshme drejtuar mbrojtësit tonë dhe e njofton opinionin maqedonas se FBM-ja, me të gjithë kapacitetin e saj, qëndron me Johan Tarçullovskin. Rruga e drejtësisë është obligim i joni i shenjtë, e kjo është rrugë ku shkel edhe vëllai ynë dhe bashkëluftëtari Johan Tarçullovski”.

Përndryshe, ditë më parë Muhamed Zekiri ka deklaruar se ”jo vetëm kriminelë, por edhe të dënuar për krime lufte në listën e OBRM-PDUKM-së të partnerëve të BDI-së, Tarçullovski …”./Telegrafi/