Pothuajse gjysma, apo 46 %, e popullatës së Maqedonisë janë duhanpirëse. Konsumues më i madh i duhanit është popullata e grup moshës 35-64 vjet, të cilët përbëjnë 52 % të popullatës. Këto të dhëna u prezantuan nga Institutit të shëndetit publik me rastin e 31 majit, Ditës botërore kundër duhanit.
Për momentin në Maqedoni kemi 46 % duhanpirës, meshkujt prijnë me 54 % ndërsa gjinia femërore me merr pjesë me 33 %. Ajo që është interesante të theksohet është se ka dallime në moshë. Nëse flasim për moshën më të re kemi përqindje më të ulët të rinjve që përdorin cigaret. Te grupi i moshës prej 15 deri në 24 vjet, duhanpirësit marrin pjesë me 33%, prej 15 deri në 34 vjet duhanpirës janë 40 % e popullatës, ndërsa në grupin e moshës 35 deri në 64 vjet duhanpirës janë 52 % e popullatës – deklaroi Silvana Onçeva, Instituti i Shëndetit Publik.

Mjekja Elena Qosevska, nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në Maqedoni çdo vit vdesin rreth 20 mijë persona nga sëmundjet kardiovaskulare të cilat vijnë si pasojë e konsumimit të duhanit dhe alkoolit.

Për Maqedoni kemi të dhëna për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare. Në përgjithësi, çdo vit kemi rreth 20 mijë raste të vdekjeve, prej tyre rreth 12 mijë janë nga sëmundjet e sistemit qarkullues. Pasi që në atë grup dominojnë sulmi në tru, infarkti në zemër domethënë këto janë sëmundjet që janë edhe shkak për rritjen e shkallës nga sëmundjet kardiovaskulare – tha Elena Qosevska, Instituti i Shëndetit Publik.

Rreth 6 milionë njerëz në botë vdesin çdo vit nga konsumimi i duhanit. Nga OBSH thonë se numri i vdekjeve do të rritet në 8 milionë deri në vitin 2030. Ndërsa, vetëm në Evropë çdo vjet nga duhani vdesin 1.6 milionë njerëz.