Greta Koçi del hapur në mbështetje të Hillary Clinton

Teksa kanë mbetur vetëm disa orë deri në ditën finale të zgjedhjeve presicenciale në SHBA emocionet e saj veçse kanë filluar të ndihen edhe tek ne.

E natyrisht pjesë e tyre edhe pse në mënyrë indirekte janë bërë edhe fytyrat tona publike duke përzgjedhur kështu favoritët e tyre.

Anash nuk mbeti as këngëtarja Greta Koçi një njohëse mjaft e mirë e politikës pasi që dimë se për disa vite rradhazi ishte udhëheqëse e forumit rinor të Partisë Demokratike.

Ajo tregoi hapur dëshirën e madhe që ka që si fituese nga këto zgjedhje të dalë kandidatja Hillary Clinton duke dhënë edhe arsyet e veta për këtë qëndrim.

Më poshtë e keni edhe postimin e plotë nga ana e këngëtares.

Si femer dhe person qe e njeh politiken edhe nga brenda sistemit, shpresoj qe zgjedhjet ne SHBA t’i fitoje Hilary Klinton. Jo vetem sepse ka dhene shume per stabilitetin politik ne bote, ne funksionin qe ka mbajtur, jo vetem sepse ka demostruar se eshte e afte ta mbaje me sukses barren presidenciale ne Amerike, por edhe sepse si nje nga lideret me te fuqishme ne bote, do mund t’i jape politikes globale nje dimension me human njerezor. Askush me shume se sa nje femer, nje bashkeshorte, nje nene, ne kete boten tone te mbushur me 1001 probleme, nuk mund ta kryeje me mire kete mision! #hilaryforpresidentgretahillary