Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski sonte është parë duke hyrë në kabinetin e Presidentit Gjorgje Ivanov.

Kjo vizitë e fshehtë vjen pasi Zoran Zaev ka arritur të mbledhë 67 nënshkrime parlamentare, duke përmbushur të drejtën për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë.

Partia e Gruevskit në një shpallje deri te anëtarët tha se nuk mendon të shkojë në opozitë dhe njoftoi trazira nëse LSDM-ja formon qeverinë.