Hudhra ka pak kalori, por përmban shumë ushqyes siç janë magnezi, vitamina B6,vitamina C dhe fibrat.

Hudhra ju ndihmon që të luftoni infeksionet dhe redukton ftohjet për 63%.

Kurse, mjalti i papërpunuar është përplot me antioksidantë, së bashku me enizmat dhe mineralet duke përfshirë hekur, zink, kalcium, magnezium, transmeton Indeksonline.

Është një recetë me hudhër dhe mjaltë të cilin nëse e përdorni në stomak të zbrazur për ditë radhazi, do të arrini rezultate të mahnitshme për shëndetin tuaj.

Për këtë ju duhen:
3-4 koke hudhre
1 filxhan nga mjalti i papërpunuar
një kavanoz të vogël me një kapak

Përdorimi:
Ndani kokat e hudhrës në pjesë individuale dhe më pas qëroni ato në mënyrë që të largoni shtresën e jashtme. Mbushni kavanozin me këto pjesë të hudhrës.

Më pas, hudhni ngadalë mjaltin  dhe përdorni një lugë për lirimin e ndonjë flluske ajri të bllokuar.

Sigurohuni se hudhra është e mbuluar totalisht nga mjalti dhe vëni me pas kapakun në kavanoz.

Lëreni përbërjen të qëndrojë për disa ditë ose në frigorifer ose në një dhomë me temperaturë të ulët.