Dashi

Të lindurit në shenjën e parë të Zodiakut duan vazhdimisht të shquhen në çdo gjë që bëjnë, ndaj nuk tërhiqen kurrë pas kur është fjala për projekte të reja. Të lindurit e shenjës së Dashit janë të paparashikueshëm, energjikë dhe dinamikë, por ndonjëherë bien në një agresitivitet të tepruar dhe janë shumë konkurrues. Megjithatë, punojnë shumë dhe kanë talent të lindur lidership-i.

Shëndeti

Do të bëni kombinimin e duhur mes ushqyerjes dhe sportit. Fillimi i vitit ju gjen të karikuar dhe plot energji, të mbushur me dëshirë për t’u ushtruar. Kështu, të lindurve në shenjën e Dashit nuk do t’ju duhet të lodhen shumë për të gjetur ekuilibrin e duhur mes dietës ushqimore dhe ushtrimeve fizike. Nuk do të bëni sakrifica të mëdha për të qenë në formë të mirë fizike, veçanërisht nëse gjatë 2017-ës do të ushtroheni në ajër të hapur.

Puna

Në punë do të jepni maksimumin tuaj deri në muajin Maj. Si në punë, ashtu edhe në studime, do të jetë më mirë për ju që të përkushtoheni gjatë muajve të parë të vitit. Fillimi i vitit do të jenë mjaft i komplikuar, por edhe koha kur të lindurit në këtë shenjë do të japin më të mirën nga vetja. Muajt e dimrit do të jenë më pak produktiv për ju, por gjithsesi do të ndjeheni më të shlodhur.

Dashuria

Jeta sentimentale e 2017-ës do të vij me ndryshime. Me Marsin dhe Venusin në shenjën tuaj, të cilët në muajin Shkurt hyjnë në yjësinë e Dashit, parashikohen zhvillime interesante në sferën e dashurisë. Kjo nuk vlen vetëm për ata që janë single, por edhe për të dashuruarit, që gjatë këtij viti do të kenë ndryshime. Sidoqoftë, disa re mund të sjellin edhe pak turbullira në jetën tuaj dashurore.

Fati

Sekreti për të pasur një vit me fat është që të “përvishni mëngët”. 2017-a do të sjellë shumë sadisfaksione për të lindurit e kësaj shenje, veçanërisht në trimestrin e parë të vitit. E rëndësishme është që të ndihmoni hera-herës fatin tuaj, pa pasur frikë të shfrytëzoni të gjitha rastet që ju jepen.

 

Demi

Këmbëngulës dhe besnikë, të lindurit në shenjën e Demit e besojnë me devotshmëri thënien se “durimi është virtyti më i fortë”. Dini të prisni momentin e duhur për të realizuar qëllimet tuaja dhe jeni mjaft të aftë në menaxhimin e parave. Por, jeni adhurues të thashethemeve dhe defektet tuaja të tjera janë: dembelosja, xhelozia dhe vështirësia për të bërë autokritikë.

Shëndeti

Gjatë 2017-ës duhet të tregoheni të kujdesshëm me mbipeshën. Gjendja shëndetësore në përgjithësi është e mirë, por ka gjasa të shtoni peshë, duke parë dashurinë tuaj të veçantë për ushqimet. E rëndësishme është që të bëni aktivitet fizik në mënyrë konstante, gjatë gjithë vitit.

Puna

Emocionet mbajini larg zyrës. Ky vit do t’ju shoqërojë me ulje dhe ngritje dhe nuk do të keni sadisfaksione të mëdha në punë.  Nga ana tjetër, mund të gjeni stimuj të rinj, hobi të reja, të cilat do ishte shumë mirë që t’i praktikoni në natyrë. Një alternativë, që do t’ju bëj të ndjeheni më mirë është që në 2017-ën t’i përkushtoheni punëve vullnetare. Bota ka nevojë edhe për ndihmën tuaj. 

Dashuria

Kur bëhet fjalë për dashurinë, të lindurit në shenjën e Demit do të kenë shumë flirte dhe projekte të mëdha. Dashuria parashikohet të jetë intensive, pasionante dhe e zjarrtë. Aftësia juaj nën çarçafë do të ndihmojë që të superoni edhe disa divergjenca të vogla me partnerin dhe do t’ju bëj që të realizoni projekte të mëdha, si për shembull të nisni bashkëjetesën, apo të bëheni me fëmijë.

Fati

Sa i takon fatit, të lindurit në shenjën e Demit bëjnë mirë që të mos rrezikojnë. Gjatë këtij vitit është më mirë të jeni të kujdesshëm dhe të mos i besoi shumë fatit. Kjo vlen edhe për aspektin ekonomik dhe financiar, ndaj ju leverdis që të shmangni investimet e guximshme dhe shpenzimet e paarsyeshme.

 

Binjakët

Binjakët janë brilantë, kuriozë dhe kanë një vitalitet intelektual të jashtëzakonshëm. Të lindurit në këtë shenjë fshehin mijëra personalitete.  Ndonjëherë dinë të jenë sipërfaqësorë, sepse ankthi për të ditur dhe për të eksploruar nuk ju lejon që të ndaloni gjatë tek diçka, apo dikush në veçanti. Është e pamundur t’ju bësh të hiqni dorë nga liria juaj.

Shëndeti

Për të qenë mirë ju nevojitet regjim. Stresi dhe ushqyerja në mënyrë të ç’rregullt do t’ju shkaktojë probleme me stomakun dhe do të ndjeheni të ligësht. Duhet që të jeni të kujdesshëm për regjimin tuaj edhe kur udhëtoni, apo kur qëndroni larg shtëpisë.

Puna

Viti 2017 do të ketë fillim të vështirë e të komplikuar për ju, por më pas do të shkojë më mirë. Për Binjakët do të jetë e vështirë që të përqëndrohen në punë, veçanërisht në muajt e parë të vitit. Ujërat do të qetësohen në pranverë, ndërsa vera dhe vjeshta do të jenë më produktime për ju.

Dashuria

2017-a ndoshta do të jetë viti më romantik për të dashuruarit, por edhe për ata që janë single. Kush është çift do të ketë mundësinë që të bëj realitet projekte të mëdha këtë vit, ndërsa për Binjakët single parashikohet të kenë takime dhe njohje vërtet interesante. Ajo që mund t’ju themi me siguri është që rutina do të jetë larg jetës suaj sentimentale.

Fati

Fati ju ka rezervuar mundësi të mëdha në fund të vitit 2017. Tregohuni të vëmendshëm për të gjitha variantet dhe mundësitë që ju ofrohen, veçanërisht në muajt e fundit, të cilat do të jenë më pozitive.  Gjatë këtij viti do të vilni gjithashtu edhe frytet e një pune të gjatë, të cilës i jeni përkushtuar prej kohësh, ndaj tregohuni të duruar.

Gaforrja

Delikatë, por të vendosur, tërheqës por të pasigurt, të lindurit e Gaforres janë plot kontradita. Edhe pse duken në pamje të parë të shpenguar, në të vërtetë fshehin një karakter të ëmbël dhe të ndjeshëm, por të aftë për të shfaqur luhatje humori të papritura. Gaforret janë shumë të lidhura me kujtimet e fëmijërisë dhe me vështirësi shkëputen nga familja e origjinës.

Shëndeti

Për të luftuar stresin duhet të meditoni. Rreziku më i madh është që të justifikoni stresin, duke bërë shkaktare punën, apo kujdesin ndaj familjes. Përveçse duhet të mësoni që të jeni më pak perfeksionist, ndoshta do ishte mirë që gjatë këtij viti të ndiqni kurse për Yoga, ose meditimi dhe të praktikoni pak sport.

Puna

Gjatë 2017-ës do të keni sadisfaksione dhe një impenjim maksimal. Kushdo që planifikon, apo merr një iniciativë sipërmarrjeje do të shpërblehet. Të lindur të tjerë të kësaj shenje do të kenë rritje në detyrë rreth muajit shtator. Megjithatë, rreziku është që të përfshiheni shumë në punë dhe të kaloni shumë kohë në zyrë.

Dashuria

Pas rënies, vjen gjithmonë rimëkëmbja. Kështu, gjatë vitit të ardhshëm kush është në çift do të kalojë periudha të vështira, por që do të rimëkëmben shumë shpejt dhe do të rikthehen me të afërt me partnerin, duke nisur që nga muaji Qershor. Kujtohuni që nuk duhet të mbylleni në vetvete, por kalojeni këtë fazë me të afërmit dhe miqtë.

Fati

Kulmi i fatit për të lindurit në shenjën e Gaforres do të jetë përgjatë mesit të vitit 2017. Fati do t’ju buzëqeshë kryesisht mes Korrikut dhe Gushtit, kohë përgjatë së cilës mund të filloni një projekt shumë të rëndësishëm, i cili do t’ju bëj të ndjeheni një person i realizuar. Kush e kërkon fatin në bixhoz, nuk do ketë kënaqësi të mëdha.

 

Luani

Luanin e shohim shpesh në rolin e lidership-it dhe në fakt, kudo ku është fjala për të rënë në sy, të lindurit e kësaj shenje janë në radhë të parë. Luanët janë të talentuar, kreativë, entuziastë dhe ashtu si mbreti i kafshëve ju pëlqen që të drejtojnë kopenë…  Megjithatë kujdesuni që të mbani në kontroll egon tuaj të ekzagjeruar.

Shëndeti

Impenjimet e shumta mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj. Për shkak të punës dhe angazhimeve të shumta që mund të keni marrë, gjatë muajit Tetor rrezikoni që të mos tregoheni të vëmendshëm për shëndetin tuaj, apo simptomat e ndonjë sëmundjeje. Situata do të ndryshojë, nëse gjatë muajve të verës arrini të bëni dy javë pushime, të shkëputur nga gjithçka.

Puna

Në pranverë do të lulëzojë produktiviteti. Kush mund të organizohet në mënyrë autonome do të bënte mirë që të jepte maksimumin e tij gjatë muajve të pranverës së 2017-ës, të cilët do të jenë padyshim mjaft produktiv për të lindurit në shenjën tuaj. Sipërmarrësit do të kenë mundësinë që të korrin frytet e tyre në fund të vitit.

Dashuria

Lajme të mira për ata që janë single. Miqësitë dhe raportet e reja do t’ju dhurojnë prospektiva interesante për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak. Ndërkohë, ata që ndjehen në kurth, apo të burgosur nga një lidhje, do të gjejnë guximin t’i japin fund njëherë e përgjithmonë.

Fati

Paratë do të vijnë në fund të vitit. Luani zakonisht nuk shquhet si shenja më me fat e Zodiakut, por gjatë 2017-ës mund t’ju paraqiten mundësi të rëndësishme. Një zhvillim i kënaqshëm ekonomik mund t’ju vij gjatë muajit Nëntor.

 

Virgjëresha

Karakteristika më e spikatur e të lindurve në shenjën e Virgjëreshës është saktësia. Ata janë shumë preçiz, por edhe naivë, metodik, efiçentë dhe kanë një ndjenjë të madhe përgjegjësie. Për çdo projekt jete, qoftë pune, apo dashurie, të lindurit e kësaj shenje kanë tendencë që të analizojnë shumë, aq sa të humbasin në hamendësime.

Shëndeti

Shëndeti do të jetë i përkryer gjatë vitit 2017 për Virgjëreshën. Gjendja fizike do të jetë në përgjithësi e mirë për të lindurit në këtë shenjë për gjatë gjithë vitit. Mund të shfaqet ndonjë problem i vogël nëse abuzoni, por perfeksionizmi që karakterizon këtë shenjë ju ndihmon që të respektoni dietat.

Puna

Impenjimi juaj në punë do të shpërblehet. Punë, punë, punë…, por muajt e parë të vitit 2017 do të shterojnë të gjitha energjitë e Virgjëreshës. Fatmirësisht, impenjimi i madh i të lindurve në këtë shenjë do të sjellë frytet e veta, ndaj do të ndjeheni mjaft të vlerësuar nga shefat e të respektuar nga kolegët. Disa të lindur në këtë shenjë do të rriten në detyrë gjatë 2017-ës.

Dashuria

Dashuria do të triumfojë në përgjithësi. Vera dhe vjeshta do të jenë stinët më të favorshme për marrëdhëniet sentimentale, për ata që janë single, njëkohësisht edhe ata që janë çift. Ndërkohë, në fillim dhe në fund të vitit do të jeni më shumë të përqëndruar tek puna dhe arritjet tuaja personale.

Fati

Gjatë vitit 2017 nuk duhet t’i besoni shumë fatit. Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës nuk duhet t’ia lenë fatit zgjidhjet e problemeve ekonomike dhe personale. Duhet të besoni tek aftësitë tuaja për të zgjidhur çdo problem dhe rezultatet do të jenë të kënaqshme, veçanërisht nëse reflektoni gjatë për çështjet që ju shqetësojnë.

 

Peshorja

Peshoret adhurojnë që të flasin me njerëz tërheqës dhe të kenë takime të sofistikuara, ku mund të tregojnë aftësitë e tyre për të kritikuar dhe autokontrollin. Të lindurit në këtë shenjë nuk i lejojnë vetes që të jenë sipërfaqësorë, por kërkojnë gjithmonë perfeksionin. Tipike e kësaj shenje është dëshira për të pasur gjithmonë harmoni dhe ekuilibër.

Shëndeti

Shëndeti nuk do t’ju shkaktojë probleme gjatë vitit 2017. Përkundrazi, falë kujdesit për vetveten dhe formën tuaj fizike, të lindurit në këtë shenjë do të jenë shumë të kënaqur me rezultatet në palestër dhe dietën që kanë zgjedhur.

Puna

Të lindurit në këtë shenjë do të kenë probleme të vogla në punë. Ndërkohë, studentët nuk do të kenë asnjë vështirësi për të kaluar provimet në mënyrë të shkëlqyer dhe të menaxhojnë mirë leksionet impenjative. Ata që janë në marrëdhënie pune do të përballen me divergjenca të vogla me kolegët.

Dashuria

Këtë vit familjet e Peshoreve do të shtohen në numër. Për ata që janë single gjysma e parë e vitit është shumë e favorshme për njohje të reja, ndërsa të martuarit me siguri do të kenë shanse të mëdha që të bëhen prindër.

Fati

Sa më shumë të impenjoheni aq më të pasur do të bëheni. Përkushtimi juaj në punë do të sjellë përmirësime të dukshme në financat tuaja.  Avancimi juaj profesional do t’i hap portat një rritjeje të konsiderueshme rroge.

 

Akrepi

Akrepët janë plot resurse, autoritarë dhe të pajisur me aftësinë e rrallë për të zbuluar pikat e dobëta të personave. Falë kësaj aftësie dhe vullnetit të tyre të fortë, të lindurit në këtë shenjë janë të aftë të ndërtojnë shkallë-shkallë ngjitjen e tyre drejt suksesit.

Shëndeti

2017-a do të jetë për të lindurit në shenjën e Akrepit viti i zbulimit të kurave natyrale. Shëndetin tuaj do t’ia besoni zgjidhjeve në mënyrë natyrale dhe kurave që ofron natyra për problemet e vogla shëndetësore.

Puna

Kur bëhet fjalë për punën, këtë vit do të përballeni me shumë pengesa në rrugën tuaj. Të karakterizuar nga një forcë e madhe vullneti, Akrepët duhet të përballen me shumë vështirësi, të cilat do të pengojnë ngjitjen tuaj drejt suksesit profesional.

Dashuria

Ëmbëlsia do të jetë protagoniste në jetën tuaj gjatë 2017-ës. Një nga shenjat më pasionante të Zodiakut, siç është Akrepi, do të përballet me një vit shumë rozë në profilin e dashurisë. Nuk do të mungojnë momentet e ëmbëlsisë e afeksionit dhe surprizat e këndshme për ata që janë single.

Fati

Punët ekstra do të jenë të mirëpritura. Në muajt e parë të 2017-ës, Akrepi do gjendet në vështirësi të mëdha financiare.Kështu, duhet të bëni disa punë ekstra, të cilat mund të ndihmojnë situatën tuaj të vështirë.

 

Shigjetari

Të shtyrë nga pasioni dhe entuziazmi, të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë aventurierë të shkëlqyer. Shigjetarët jetojnë thellësisht çdo moment, pa asnjë limit të përcaktuar, përveç limiteve të botës së tyre të brendshme. Në sytë e tyre ka gjithmonë diçka për të bërë e për të zbuluar dhe në jetën e tyre nuk ka asnjë hapësirë për rutinën dhe mërzinë.

Shëndeti

Shigjetarët do të jenë mjaft energjikë në pjesën e parë të vitit. Sigurisht, pranvera do të ndikojë tek kjo shenjë, e cila do të përjetojë një dëshirë të madhe për të bërë çdo gjë. Shëndeti do të jetë pozitiv dhe viti do të kalojë pa probleme të mëdha për këtë shenjë.

Puna

Ndonjëherë, të mbivlerësosh veten mund të dëmtojë. Shumë nga të lindurit në shenjën e Shigjetarit kanë vështirësi që të përshtaten në punën e tyre të re që gjithmonë kanë ëndërruar. Me shumë mundësi kanë mbivlerësuar aftësitë e tyre. Kështu, më e mira që mund të bëni gjatë këtij viti është që lini mënjanë besimin në vetvete dhe të përvishni mëngët për t’ia dalë.

Dashuria

Dashuria për Shigjetarët do të vijë nga të gjitha anët. Qoftë nëse keni një partner, ose jeni familjarë, gjatë 2017-ës dashuria nuk do t’ju mungojë. Familja do të jetë boshti i të gjitha ditëve të vitit.

Fati

Nëse më herët nuk i keni besuar fatit, 2017-a do t’ju bëjë të ndryshoni mendim. Fati do të jetë në anën tuaj dhe do të shihni zhvillime pozitive. Gjatë fillimit të vitit ndihma e fatit do t’ju vijë në mënyrë të papritur dhe do të jetë më e rrallë nisur nga vjeshta e në vazhdim.

 

Bricjapi

Në pamje të parë, të lindurit të shenjën e Bricjapit duken të ftohtë dhe pak të apasionuar. Por, në momentin që janë të qartë për objektivat e tyre Bricjapët dinë të bëhen ambiciozë dhe të vendosur. Në plan të parë për të lindurit e kësaj shenje është dashuria dhe gjithashtu janë shumë të etur për sukses. Megjithatë, në jetën e tyre ka hapësira edhe për ndonjë mik të sjellshëm dhe të dashur.

Shëndeti

Puna e tepruar është shkaktare e stresit për këtë shenjë. Edhe pse puna ju dhuron sadisfaksione të mëdha, problemet e saj nuk duhet t’i çoni në shtëpi. Ndonjë problem shëndetësor që lidhet me stresin do t’ju shkaktojë luhatje humori gjatë këtij viti, por mos u shqetësoni, sepse do të jenë të përkohshme. 

Puna

Realizoni ëndrrat tuaja. Yjet sugjerojnë që të provoni veten me aventura të reja profesionale. Duke bërë presion mbi formimin tuaj dhe pjekurinë profesionale do të arrini që të nxirrni në sipërfaqe aftësitë tuaja sipërmarrëse. Nëse guxoni, suksesi nuk do t’ju mungojë.

Dashuria

Dëshironi të martoheni? Kjo nuk do të ndodh në 2017-ën. Planetet gjatë këtij viti nuk parashikojnë zhvillime të kënaqshme në planin sentimental. Kush është single do të realizojë me vështirësi lidhje të konsoliduara dhe ata që tashmë e kanë një partner nuk do të kenë guxim të bëjnë hapa të rëndësishme.

Fati

Fati do t’ju ndihmojë në menaxhimin e parave gjatë 2017-ës. Bricjapët do të arrijnë që të bëjnë investime të mira dhe menaxhim thuajse të përkryer të financave. Të lindurit e kësaj shenje do të tregojnë të gjitha aftësitë e tyre kursimtare dhe do të arrijnë të heqin mënjanë një kapital të mirë. Asgjë nuk do ta sfidojë fatin tuaj, të cilin gjatë këtij viti do ta keni në krah.

 

Ujori

Vetëm një fjalë mund të identifikojë të lindurit në shenjën e Ujorit dhe ajo është liria. Ujorët kanë dhuntinë për të qëndruar mendjehapur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kanë aftësi të mira komunikuese. Të lindurit e kësaj shenje dinë të jenë miq simpatikë dhe argëtues, por edhe dëgjues të mirë në raste vështirësie.

Shëndeti

Duhet të tregoheni të kujdesshëm sa i takon stresit. Gjatë këtij viti do të përjetoni momente të mëdha stresi dhe ndjenja tensioni e ankthi. Do t’ju mungojë stabiliteti emocional, por gjithçka është pasojë e punës së madhe që do të realizoni gjatë muajve të parë të vitit. Situata do të vij në përmirësim pas mesit të vitit.

Puna

Gjatë 2017-ës do të jeni shumë optimist për punën tuaj. Nga pikëpamja profesionale ky vit do të sjellë një erë pozitiviteti. Të lindurit e kësaj shenje do të jenë inteligjentë, të fortë dhe do të arrijnë të mposhtin konkurrencën.

Dashuria

Të shpëtojë kush të mundet, pasi viti 2017 nuk do të jetë shumë pozitiv në sferën sentimentale. Të lindurit e Ujorit do të ndjehen të tërhequr nga persona jo shumë të përshtatshëm për ta, të cilëve është më mirë t’u qëndroni larg.

Fati

Edhe pse dashuria nuk parashikon gjëra të mira për ju, fati do t’ju buzëqeshë. Për Ujorët që dëshirojnë prej kohësh të provojnë fatin, më në fund ka ardhur momenti. Fati do t’ju buzëqeshë më shumë gjatë dimrit të 2017-ës, ndërsa në horizont janë takime speiale dhe mundësi të papritura.

 

Peshqit

Emotiv dhe të ndjeshëm, të lindurit nën shenjën e Peshqve bëhen kontradiktor, nga natyra e tyre e pakuptueshme  që ndryshon vazhdimisht. Pavendosmëria që bën pjesë në karakterin e tyre kompensohet pozitivisht nga dhuntia intuitive dhe kreative. Protektiv dhe tolerantë, Peshqit dinë të marrin edhe pozicionin e lidership-it.

Shëndeti

Kontrollet shëndetësore duhet të jenë të vazhdueshme. Edhe pse shpesh mund të bëhet fjalë për gjëra të vogla, kontrollet mjekësore nuk duhet t’i anashkaloni. Duhet të kuroni më shumë trupin tuaj, ndaj regjistrimi në palestër do ishte një vendim i mençur.

Puna

Mos u dorëzoni lehtësisht. Në punë do t’ju duhet të zgjidhni disa probleme të prapambetura, por për të realizuar objektivat që i keni vendosur vetes duhet të prisni deri në mesin e vitit 2017. Duhet t’i jepni forcë vetes dhe të rezistoni deri në fund.

Dashuria

Viti 2017 nuk do të jetë shumë pozitiv për të lindurit e kësaj shenje, të cilët me gjasa do të përballen me një tradhti. Këshilla që mund t’ju japim është që t’u përkushtoheni më shumë personave tuaj të dashur dhe mos t’i lini në plan të dytë. Sidoqoftë, yjet parashikojnë tradhti, veçanërisht për ata që janë të pavendosur për të ardhmen e historisë së tyre të dashurisë.

Fati

Fati do të ketë ulje ngritje për ju gjatë vitit 2017, megjithatë do të jetë në krahun tuaj. Mjafton që ndryshimet e papritura të mos ju gjejnë të papërgatitur , fati është një sfidë që mund të përmirësohet vazhdimisht.