Në Huangzhou të Kinës, një të riu të varur nga video-lojërat kanë filluar t’i kalben këmbët.

Adoleshenti është nxjerrë zvarrë nga internet kafeja, ku kishte qëndruar për gjashtë ditë, sepse nuk kishte fuqi të lëvizte.

Madje, 19-vjeçari as nuk ka ngrënë ushqim, sepse nuk ka pasur para, shkruan ‘Telegrafi’.

Mësohet se gjendja e shputave të këmbëve i është përkeqësuar, pasi nuk pastrohej e as nuk i hiqte këpucët.