Vendimi i presidentit Gjorge Ivanov që të falë politikanë të dyshuar nga Prokuroria Speciale është i pamatur, i gabuar dhe ka thelluar edhe më tepër krizën politike në vend. Kështu u shpreh deputeti i BDI-së Ejup Rustemi, në punimet e komisionit për impiçment. Për BDI-në, vendimi i Ivanovit ka cenuar edhe Marrëveshjen e Përzhinës

“Në një krizë të madhe politike nga pavarësia e vendit, ne kemi Ivanovin i cili jo që ndihmoi të zgjidhet kriza politike në Maqedoni por ai me veprimet e tij edhe më tepër thelloi atë. Është dinjitoze nga ana e Ivanovit që të dal dhe të pranojë se ka bërë një gabim dhe të pranojë në të cilën humbet shpresa për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe ne jemi të bindur se ajo marrëveshje do të jetojë edhe më tej”, deklaroi Ejup Rustemi, BDI.

Goran Misovski nga opozita tha se VMRO-DPMNE-ja më herë kishte paralajmëruar faljet dhe kjo mund të vërehet edhe në disa nga bisedat telefonike të publikuara nga LSDM-ja.

“Motivi i parë sipas meje unë del nga njëra prej bisedave të përgjuara ku në një bisedë telefonike Gordana Jankullovska i thotë ministrit aktual të Financave Stavrevski, ‘Zoran një ditë të gjithë do të përfundojmë në burg nëse vazhdojmë kështu.’ Jam i bindur se Gjorge Ivanovi ndoshta jo këto ditë por deri në skadimin e afatit të ligjit që ju bashkë me BDI-në e miratuat e për të cilin vlerësojë se aspak nuk mund të ndihmojë në tejkalimin e krizës do të anulojë edhe ato 30 faljet e mbetura në sirtarin e tij”, tha Goran Misovski, PRSD.

“Fjalimet politike, cilat kanë qenë motivet, çfarë ka menduar, vallë dikush ka ndikuar tek ai, janë gjëra që ju mund t’i paragjykoni, mund tÇi diskutoni, mund t’i asoconi, mirëpo për të ngritur iniciativë për përgjegjësi duhet të vërtetohet se kryetari ka shkelur kushtetutën dhe ligjet. Tash le të shohim se në cilat ligje dhe në cilën pjesë të Kushtetutës ka mendim ndryshe se ai ka shkelur të njëjtat”, tha Zoran Iloski, VMRO-DPMNE.

Për LSDM-në, me vendimin për falje, Ivanov ka shkelur Kushtetutën ndërsa VMRO vlerëson se iniciativa për shkarkimin e Ivanovit nuk ka bazë juridike./Alsat-m