Joan d’Ark i dorëzohet peshkopit Pierre Cauchon. Gabimi i saj ishte pohimi se kishte marrë frymëzimin hyjnor dhe udhëhoqi ushtrinë franceze në disa fitore të rëndësishme kundër Anglisë gjatë “Luftës së 100 viteve”. E njohur si “Cuca e Orleansit”, Zhan d’Ark iu dorëzua anglezëve në këmbim të parave; u gjykua nga peshkopi pro- anglez Pierre Cauchon dhe u dogj në turrën e druve për herezi. Ajo ishte 19 vjeç. Njëzet e pesë vjet pas ekzekutimit, një komision i autorizuar nga Papa Callixtus III shqyrtoi gjyqin; e shpalli atë të pafajshme, dhe martire të kishës. Zhan d’Ark u lumturua në vitin 1909 dhe një vit më vonë u shenjtërua.

1925 – Benito Mussolini deklaron se do të bëhet diktatori i Italisë.

1956 – Një zjarr dëmton pjesën e sipërme të Kullës Eifel, por jo rëndë. Dëmtimin më të madh Kulla Eifel e kishte pësuar në vitin 1902, kur u godit nga rrufeja dhe pas kësaj 100 metrat e sipërme të Kullës iu nënshtruan riparimit së bashku me dritat dhe dritaret që u zëvendësuan.

1959 – Alaska pranohet si shteti i 49 i SHBA-së. Alaska ndodhet në skajin veriperëndimor të kontinentit të Amerikës së Veriut. Kufizohet në lindje me Kanadanë, Oqeanin Arktik në veri, Oqeanin Paqësor në perëndim dhe me Rusinë (Siberinë) në jug. Alaska është shteti më i madh për nga territori në Shtetet e Bashkuara dhe i katërti me popullsi më të rrallë.

1961 – Mbreti Zog, dergjet i sëmurë rëndë me kancer në stomak; goditjet në zemër i përsëriteshin here pas here, ndodhej në dhimbje të vazhdueshme; trupi i tij dobësohej dita ditës; kishte disa vjet pa ecur nga që nuk ngrihej dot në këmbë. Nën këshillat e mjekut francez Bourges Kavardin, mbretëresha Geraldinë e lëviz familjen mbretërore nga Kana në Paris, duke u vendosur në një vilë pranë Avlonit.