SHBA e ka përshkruar si “qesharak” akuzat e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se SHBA-të po mbështesin të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) në Siri.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner është shprehur se janë akuza të pa baza, ndërkohë që Erdogan është shprehur se ka fakte.

Deklarata e Erdogan…

“Ata na akuzonin ne se po përkrahim Shtetin Islamik. Tani ata po përkrahin grupe terroriste si Shtetin Islamik, YPG, PYD. Është e qartë. Kemi prove të konfirmuara, me fotografi dhe video”.