Anëtarë të degëve sindikale DOJSH, SIEM, SHTKOZ dhe AGRO, të cilët kanë zgjedhur udhëheqësi të re të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, sot u tubuan në ndërtesën e LSM-së, me qëllim, siç deklaruan, të pengojnë, sipas tyre, që kryetari i shkarkuar i LSM-së, Zhivko Mitervski t’i shpërngulë nga ndërtesa.

Në këtë tubim dërguan apel deri te Regjistri Qendror që t’i regjistrojë ndryshimet në udhëheqinë e LSM-së që ata i kanë votuar më 13 nëntor vitin e kaluar, e të cilat, siç thonë, janë konfirmuar me vendim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Pece Grujovski, kryetar i Sindikatave të DOJSH-së tha se Mitrevski tani një muaj e gjysëm e keqpërrdor pozitën e tij të mëparshme, nga e cila u shkarkua më 13 nëntor nga anëtarët e LSM-së, ndërsa Regjistri Qendror e ka frenuar procedurën për dhënien e vendimit për ndryshim.

Në tubimin e sindikatave të pranishëm ishin nëpunës policor, të cilët megjithatë, sipas tyre, janë ftuar nga shërbimi që e siguron ndërtesën e LSM-së, por edhe nga ta që të tregonin se nuk planifikojnë shkelje të rendit publik dhe qetësisë.