Nëse natyra ju ka dhënë flokë të hollë, është një punë e vështirë që t’u jepni volumin që doni, por edhe t’i mbani ato bukur pasi dilni nga shtëpia në mëngjes. Por ka një lajm të mirë për të gjithë: ka disa mënyra për që do t’ju vijnë në ndihmë.

Bright Side na sjell një listë me këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që flokët tuaj të duken shumë mirë.
Flokë të shkurtët për më shumë volum

Model flokësh të çrregullt

Që floku juaj të duket me më shumë volum përpiquni që të mos bëni një model të rregullt të flokëve, përkundrazi. Një tjetër avantazh i këtij modeli flokësh është se përshtatet me çdo lloj fytyre.

Disa nuanca ngjyrash
Ju mund të shtoni volumin e flokëve duke përdorur jo vetëm gërshërë, por edhe ngjyra. Në ndihmë mund t’ju vijë metoda shatush me disa nuance ngjyrash që kombinojnë me njëra tjetrën.