E enjte, 2 Maj, 2024
Ballina Lifestyle KËTO JANË ËNDRRAT MË TË ZAKONSHME QË SHOHIN, DHE KUPTIMI QË ATO...

KËTO JANË ËNDRRAT MË TË ZAKONSHME QË SHOHIN, DHE KUPTIMI QË ATO KANË

Çdo natë gjatë gjumit, secili nga ne sheh rreth 5 episode të ndryshme ëndrrash që mund të zgjasin nga 15 deri në 40 minuta. Sipas ekspertëve që merren me studimin e ëndrrave, ato janë tregueset më të mira të sjelljes sonë, si dhe të dëshirave tona. Më poshtë mund të lexoni mbi ëndrrat më të shpeshta dhe domethënia e secilës prej tyre.

Rënia e dhëmbëve

Mund të shihni veten tuaj me dhëmbët që ju bien në duar, si dhe të gjakoseni në pjesën e gojës. Ata që tremben nga gjaku, në momentin kur do ta shohin atë, me shumë mundësi do të zgjohen nga ëndrra. Këto lloj ëndrrash tregojnë ankthin lidhur me paraqitjen tënde. Ato tregojnë edhe mbi frikërat, si dhe mbi mendimet e tua sikur nuk je mjaftueshëm i/e paraqitshëm.

Dikush po të ndjek

Të vraposh nga diçka apo dikush në një ëndërr, tregon se ti po i shmangesh diçkaje që pot ë shkakton ankth dhe frikë në jetën reale. Kjo ëndërr vazhdon deri në momentin kur e gjen problemin që të shqetëson dhe e zgjidh atë.

I/E papërgatitur në një provim

Zakonisht këto ëndrra i shohin të rinjtë, apo fëmijët që janë duke kaluar nën një periudhë stresi në jetën e tyre reale, pra përtej gjumit. Ato duken aq të vërteta, saqë edhe kur zgjohemi të trembur, ende mendojmë sikur kemi dështuar në provimin e rëndësishëm që na pret. Mendohet se të paktën 1 në 5 veta sheh një ëndërr të tillë kur gjendet afër datës së një provimi.

Të fluturosh

Ëndrra sikur je i/e aftë për të fluturuar, mund të interpretohet në shumë mënyra. Kur sheh sikur fluturon në ëndërr, mendohet se në realitet ekziston diçka apo dikush që po të pengon ty të bësh një hap të rëndësishëm përpara në jetën tënde. Në të kundërt, kur në ëndërr të duket vetja i/e vetmuar dhe sikur nuk ke mundësi të fluturosh, kjo tregon se ti brenda vetes po lufton për të arritur vetëbesimin e duhur.

Të biesh

Kur bie në ëndërr dhe je i pushtuar nga frikërat, domethënë që ti je duke përjetuar pasiguri dhe ankth lidhur me një situatë që pot ë ndodh aktualisht në jetën tënde. Ndoshta ke dëshuar në diçka në jetën reale dhe në ëndërr po shpreh gjithë ndjesitë e tua negative se pse nuk ia dole mbanë. Por ka diçka të veçantë, nëse je duke rënë dhe përfundon në ujë, kjo gjë tregon se ke rënë keq brenda për dikë.