Spekulime janë zërat se kemi ndërpre hetimin për keqpërdorime zgjedhore në Komunën Çair. Hetimi për këtë rast ende nuk ka përfunduar. Kështu ka deklaruar prokurorja speciale Lençe Ristovska mbrëmë në emisionin “Top Tema”, transmeton Lajmpress.

Ajo ka theksuar se punë e PSP-së ende nuk ka mbaruar dhe paralajmëroi se për këdo që ka argumente i cilësdo parti qoftë do të ketë hetim.

Ajo nuk ka zbuluar as mbrëmë se pse të gjitha rastet fillojnë me T. “Këtë do ta tregojmë në fund të mandatit tonë”, ka deklaruar Ristovska./Lajmpress