Presidenti Gjorgje Ivanov në vit si institucion ka në dispozicion rreth 1,4 milion euro. Por këto para shkojnë për lukse, harxhime teknike dhe gjësende të tjera, që janë më shumë se rrogat e të punësuarve. Mijëra euro janë harxhuar për zhvillimin e fotografive, për korniza, blerjen e flamujve, dhurata për miqtë dhe shëtitje me taksi nga të punësuarit. Sipas studimit të BIRN, 20 mijë euro janë harxhuar këtë vit për dhurata, transmeton INA.

Nga 5 mijë euro janë harxhuar në vit për fotografi dhe rregullimin e tyre, përfshirë kornizat. Aparati fotografik që është blerë ka kushtuar 3.500 euro, ndërsa vetëm zoom ka kushtuar 1.500 euro.

Për flamuj janë harxhuar 5.400 euro.

23 mijë euro për makina që janë marrë në shërbim për delegacione të huaja.

Për taksi shërbime janë harxhuar çdo vit nga 5 mijë euro deri në 10 mijë.

Përkujdesja për veshje, vetëm për kravata në vitin 2013 janë harxhuar 4.300 euro.

Promovim dhe anketa mbi 10 mijë euro në vit.

Në vitin 2017 buxheti për presidentin arrin 1,33 milion euro, apo 4,4 për qind më i lartë se vitin e kaluar.