Komuna e Strugës ka nisur aktivitete për të ndihmuar familjet në zonat e përmbytura në Shkup.

Sot punonjës të kësaj komune, kanë transportuar drejtë Hasanbegut si zonë me dëme më të mëdha, një sasi të konsiderueshme të ujit të pijshëm dhe qumësht. Ky është kontigjenti i parë me ndihma nga Struga, ndërsa ditët në vazhdim pritet të konkretizohen edhe shumë aksione të tjera të cilët tashmë kanë nisur në qytet por edhe në fshtrat e roajonit të Strugës.

Komuna e Strugës ka njoftuar se me gjitha kapacitete e saja, do të mbështes iniciativat për ndihma dhe do të mbështesë edhe vetë në vazhdim familjet e prekura nga përmbytjet në Shkup./Drini.mk13940876_10208999675408096_2019555115_n