Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela  ka uruar besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit . Ai në urimin e tijë ka shkruar :

“Me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, të gjithë besimtarëve të besimit islam, iu uroj agjërim të lehtë e njëkohësisht ta kalojnë në paqe e pranë familjeve të tyre!
Ky muaj i shenjtë na kujton një vlerë shumë të madhe, që ne herë pas here e harrojmë.
Është sensi i sakrificës.
Sakrifica është kryefjala e vlerave në aspektin e besimit universal, ëndrrave personale dhe aspiratave kolektive.
Uroj që ky muaj feste, mes sakrificës së përditshme, të na sjellë paqen e tolerancën mes nesh ! ”

Ziadin Sela

Fol.mk