Shumë meshkuj në Japoni e mbushin jetën e tyre romantike nëpërmjet disa kukullave plastike, të cilat kanë madhësinë dhe formën e një femre normale.
Masayuki Ozaki është një 45-vjeçar që thotë se është i fiksuar me kukullën e tij.
“Kur gjërat nuk shkojnë mirë në punë ose kur kam kaluar një ditë të keqe, ndihem i sigurtë kur di se ajo është gjithmonë aty duke pritur për mua,” – tha ai për BBC.
Ndërkohë një 62-vjeçar tregon se nuk do ti rikthehet më kurrë ndjenjave që të ofrojnë njerëzit normalë. Disa klientë arrijnë të krijojnë ndjenja emocionale me to.
Sipas raportimeve, një numër i madh meshkujsh po shkojnë drejt kësaj dashurie. Rreth 2000 kukulla seksuale shiten në Japoni cdo vit, të cilat kushtojnë rreth 6 mijë dollarë.
Kritikuesit kanë rënë dakort se e gjithë kjo buron nga vetmia e meshkujve.