Ai quhet Aleks dhe nuk mund të themi me siguri se nga është me origjinë, ama ajo që dimë dhe e dëshmojmë janë vjedhjet që ky djalosh i ri në moshë ka bërë në qytetin e Durrësit. Ai ka nisur të punojë në një dyqan elektronike dhe që ditën e parë ka vjedhur me shumicë gjithë ç’ka gjetur përpara.

Bëhet fjalë për xhepat dhe paratë e punonjësve të dyqanit. Për fat të mirë është detyruar të kthejë në mënyrë paqësore shumën e vjedhur që ditën e dytë, pasi gjithçka ishte kapur nga kamerat e sigurisë.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=179&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fky-eshte-tmerri-i-durresit-skifteri-aleks-qe-ka-bere-kerdine-video%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=07381a4e50Është detyruar të lejë punën, por jo zanatin. Vjedhjen e radhës e ka bërë në një dyqan elektronike po në Durrës, në një qendër të madhe tregtare. Është kjo që duket në videon e mëposhtme. Me qetësi dhe pa iu dridhur qerpiku e merr telefonin smartfon, e fut në xhep, në sy të njerëzve, bën një xhiro dhe më pas largohet nga dyqani.

E njëjta situatë është përsëritur edhe në një dyqan tjetër, shkruan JOQ, që ka publikuar videon e vjedhjes. 

/portali DurresLajm/