Ky talent i Elvanës me siguri do ju bëjë të qeshni

Elvana imiton, madje me shumë sukses. Këtë “talent” të fshehur ajo e ka shfaqur mbrëmjen e djeshme, në darkën e organizuar nga Valdrin Shiti. Pasi të ftuarit darkuan, atmosfera fillimisht ndryshoi nga këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno, dhe më pas nga të ftuarit e tjerë, shumica e tyre këngëtarë.

Mikrofonin nuk hezitoi ta merrte as Elvana, e cila përveç këndimit, surprizoi të pranishmit edhe me talentin e saj në imitim.

Orinda Huta, Jonida Maliqi, Julka, Anjeza Shahini dhe Tuna ishin disa nga zërat që ajo imitoi me sukses, duke shkaktuar shumë të qeshura në sallën ku u mbajt darka.