Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar mbrëmë në një aksident me makinë që ndodhi në rrugën Strumicë-Radovish, përcjell Fol.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 dhe në të janë përfshirë shtatë automjete, gjegjësisht gjashtë vetura dhe një kamion.

Ngjarja u konfirmua nga SPB Strumicë, nga e cila njoftojnë se kishte më shumë të lënduar, por vetëm dy janë transferuar në spitalin e Strumicës.

Policia e Strumicës ka njoftuar se më vonë do të jepen detajet e aksidentit. /Fol/