Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së janë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të Lëvizjes BESA, për ta përfituar këtë subjekt si partner koalicioni, thonë për Gazetën Lajm burime partiake.

BESA është subjekt i preferuar jo vetëm për shkak të rezultatit të madh zgjedhor që shënoi më 11 dhjetor, por edhe për shkak se sipas vlerësimeve të dy subjekteve kryesore maqedonase BESA pas zgjedhjeve të ardhshme me këtë trend të ngritjes do të jetë partia më e madhe te shqiptarët.

“Çmimin e Lëvizjes Besa e rrit edhe fakti se udhëheqësia dhe deputetët e sajë nuk mund të shantazhohen nga parti tjera sepse nuk janë të involvuar në skandale dhe afera, për dallim prej udhëheqsisë dhe deputetëve të BDI-së për të cilët ekzistojnë incizime. Nëse ne e marrim BDI-në në qeveri, do ta shantazhojë VMRO DPMNE-ja, sepse Mijallkovi me siguri posedon ‘bomba’ për ta dhe mund ti shantazhojë vazhdimisht me çka do të vëhstirësohej funksionimi i qeverisë tonë. Prandaj për të formuar qevri stabile patjetër na nevojiten edhe votat e Lëvizjes BESA. BDI ka me shumë deputetë, mirëpo dhe më shumë hipoteka. Prandaj mendojmë se Lëvizja BESA është partner më stabil”, ka thënë një burim partiak në LSDM. Për arsye përafërsisht të njëjta BESA është parti e preferuar për koaliciionim edhe nga VMRO-DPMNE-ja, sepse dihet botërisht që LSDM posedon dhe ka publikuar incizime për funksionarë të LSDM-së. Nga Lëvizja Besa nuk dëshirojnë të komentojnë informacionet për koalicionime, duke potencuar se do të prononcohen pasi të shpallen rezultatet zyrtare. Sidoqoftë, potencojnë se prioritet në çdo negociata do ta kenë interesin e shqiptarëve, e jo të ndonjërit subjekt maqedonas. Gjatë marrjes së vendimit për koalicionim eventual, thonë ne këtë parti, do të konsultohen ngushtë edhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. (lajmpress)