Nënkryetari i ASH-së, Remzi Mehmedi sonte në emisionin Rruga Drejt Alsat M ku ishte në debat me deputetin e BDI-së, Xhevat Ademin si dhe analistin Bashkim Selmani ndër të tjerash Mehmedi ka deklaruar se partitë maqedonase qoftë ajo e VMRO apo LSDM prej vitit 1991 e deri më tani vazhdimisht kanë burgosur, montuar shqiptar të pafajshëm qoftë edhe për interesa të vogla të tyre për ndonjë rejting apo diçka banale.

Ne flasim për një pajtim atëherë kjo duhet të bëhet mbi bazën e një marrëveshjeje të re mes dy popujve në Maqedoni, atëherë do të kishte kuptim edhe falja eventuale-, ka shtuar mes tjerash nënkryetari i ASH-së Remzi Mehmedi.