Anëtarja e kryesisë së BDI-së, Ermira Mehmeti thotë se pavarësisht fitores në numra, BDI-ja është humbëse morale e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Sipas Mehmetit, BDI-ja në zgjedhje u ndëshkua nga shqiptarët për shkak të programit të konsumuar, njerëzve të konsumuar, por edhe për shkak të moskundërshtimit të politikave të VMRO-së. Ajo thotë se BDI-ja duhet të reformohet dhe këtë më së miri do ta bënte nëse mbetët në opozitë. Intervistën me Ermira Mehmeti mund ta ndiqni sonte në emisionin 360 gradë në Alsat.