Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot ka pasur takim edhe me kancelaren e Republikës së Gjermanisë, Angela Merkel.

Siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, kancelaria gjermane Angela Merkel shprehi mbështetje të madhe për Qeverinë e re të Maqedonisë, për vendimin e Qeverisë për reforma themelore dhe për përcaktimin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE.

“Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria është e vendosur që t’i zbatojë reformat e nevojshme dhe ta sigurojë të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë dhe me këtë të sigurojë edhe jetë më të mirë për qytetarët.

Kancelaria Merkel paralajmëroi mbështetje të Republikës së Gjermanisë në procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë.

Është shprehur edhe përcaktim i përbashkët që të vazhdojë me intensitet edhe më të lartë të bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Gjermanisë në fusha të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.