Mbrëmjen e sotme, 23 dhjetor, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar rezolutën që kërkon ndalimin e kolonializimit izraelit.

Rezoluta që e urdhëron Izraelin të “ndërpresë menjëherë dhe plotësisht çdo veprimtari kolonizuese në territorin e pushtuar palestinez, ndër të cilin, Jerusalemin Lindor”, u miratua nga 14 prej 15 shteteve anëtare të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Projekt-rezoluta është paraqitur nga Zelenda e Re, Malajzia, Venuezuela dhe Senegali. SHBA, zakonisht ka vendosur veton ndaj çdo rezolute që synonte çështjen e kolonizimit të territoreve të pushtuara palestineze, kësaj radhe ajo abstenoi, raporton Opinion.al.

Ditët e fundit, u bë e qartë se ekipi i Obamës nuk kishte ndërmend të përdorte të drejtën e vetos, pavarësisht nga qëndrimi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për të mos e miratuar këtë rezolutë, Izraeli ndërmori një veprimtari të dendur diplomatike nga ana e shtetit hebre në përpjekje për ta bllokuar atë.

Një ditë më parë, Egjipti, që e kishte propozuar këtë projekt-rezolutë, ishte tërhequr nën presionin e Izraelit dhe të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.