Aleanca për Shqiptarët me kryesuesin e listët për deputet, z.Syrija Rashidi, qëndruan në vendlindjen e Ziadin Selës në Livadhi.

“Një mbështetje e pa rezervë për platformën e këtij subjekti u dëshmua nga banorët e këtij vendbanimi të vogël të cilët me prezencën e tyre edhe njëherë dëshmuan se qëndrojnë pas bashkvendasit të tyre, duke theksuar se aktiviteti i tij për ceshtjen shqiptare në Maqedoni e ka nderuar këtë fshat, i cili njihet për personalitete që i ka dhuruar kombit”, thuhet në komunikatën e shtabit të këtij koalicioni.

15326405_1868177343413899_212691609830519411_n

 

 

 

“Na provokuan kundërshtarët politikë, kinse në Livadhi nuk paskemi mbështetje, dhe ja kjo është përgjigja më e mirë që ne ju japim sonte prej këtu. Unë nuk ka nevoj sonte të flas për Ziadin Selën, se ju e njihni të gjithë si bashkvendasin tuaj, por jashtë rrethit tonë Ziadini vec tjerash është edhe një lider i madh që ka marrë përsipër ti prijë këtij procesi për ta mbrojtur interesin shqiptar. Ai ka dalë nga ky fshat që dallohet për nivelin e arsimimit dhe të emancipimit”, theksoi Syrija Rashidi.

15192769_1868174956747471_7895449572576150281_n-1
Sipas tij, qëllimi i “Aleancës për shqiptarët” nuk është vetëm për të zëvendësuar një parti politike në qeveri, por që të sjellim një sistem ndryshe e cila do ta ndërrojë situatën aktuale të shqiptarëve në këtë vend. “Ne kemi një synim shumë të qartë. Barabartësi të plotë me maqedonasit dhe këtij vullneti askush nuk mund ti bëjë ballë”, theksoi Rashidi.