Zgjedhjet presidenciale amerikane mbahem çdo katër vjet të martën, pas së hënës së parë në nëntor.

Votohet në një rreth veçmas në secilin prej 50 shteteve federale amerikane dhe qytetin Uashington (Distrikti Kolumbi). Fitorja në ndonjë vend cakton si do të votojnë anëtarët e kolegjiumit zgjedhor, organ i cili më pas do të zgjedh presidentin e ardhshëm të SHBA-së.

Kolegjiumi zgjedhor ka 538 anëtarë, Shtetet federale në kolegjiumin zgjedhor janë përfaqësuar në mënyrë proporcionale me numrin e banorëve. Kalifornia, si shtet amerikan me numër më të madh të banorëve, ka më shumë votues (55), ndërsa pas saj janë Teksasi (38), Nju-Jorku dhe Florida (29).

Nga ana tjetër, vendet më pak të banuara si Aljaska, Vermont, Dalaver, Vajoming ose Montana kanë vetëm nga tre elektorë.

Anëtarët e kolegjiumit zgjedhor e zgjedhin presidentin dhe zëvendëspresidentin më 19 dhjetor, por kjo është vetëm formalitet.

Fiton kandidati i cili do të fitojë 270 elektorë, shumicë absolute prej 538.

Me dy përjashtime në shtetet federale sundon parimi “fituesi merr gjithçka” – kandidati i cili në atë vend do të fitojë shumicë votash, pa marr parasysh me çfarë dallimi, i fiton të gjitha elektorët e saj. Janë përjashtuar Nebraska dhe Mein, të cilët elektorët i ndajnë në mënyrë të barabartë me numrin e votave të fituara.

Sistemi “fituesi merr gjithçka” prakitikisht kandidatëve të partive të treta u pamundëson të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë.

Amerikanët më 8 nëntor nuk do të votojnë vetëm për president. Zgjedhet edhe përbërje e re e Dhomës parlamentare të Kongresit (435 deputetë).

Në përbërjen aktuale shumicë kanë republikanët me 246 kongresmenë.

Mandati në Dhomën parlamentare zgjat dy vjet.

Do të zgjedhet edhe një e treta e përbërjes së Senatit. Mandati në Senat zgjat gjashtë vjet, në çdo vit zgjedhor zgjedhet një e treta e përbërjes.

Dymbëdhjetë prej 50 shteteve amerikane nesër do të zgjedhin edhe guvernatorë të rinjë.

Në SHBA do të mbahen edhe 157 referendume të llojllojshme për çështje të ndryshme.

Gjithashtu zgjidhen mijëra administratorë në nivel lokal, këshilltarë qyteti, gjykatës, prefektë dhe sherifë.

Të drejtë vote kanë rreth 225 milionë amerikanë, por të dhënat nga zgjedhjet presidenciale në vitin 2012 tregojnë se vetëm 71 për qind janë regjistruar për votim. Në fund jehona ka qenë nën 54 për qind.