NKP-Saraj: Fillon pastrimi në të gjithë rrugët e komunës së Sarajit

Ndërmarrja Komunale Publike “Saraj”, për herë të parë në formë të organizuar dhe sistematike do të angazhohet në mirëmbaje dhe pastrimin e rrugëve lokale dhe rajonale nga drunjtë dhe kaçubat në të gjitha vendbanimet.

Sot ata kanë filluar të pastrojnë pjesët anësore të rrugëve nga kaçubat dhe drunjtë në vendbanimin Cajlanë dhe Semenishtë.

Punët për pastrim dhe mirëmbajtje të rrugëve kryesore do të zhvillohen në të gjitha vendbanimet dhe më pas edhe rrugët rajonale Saraj-Bojanë dhe Kondovë-Race-Radushë.

Nga, NKP “Saraj”, thonë se për një veprimtari të tillë ata kanë angazhuar edhe punëtorë dhe kanë blerë mjete për punë për qëllim të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve.

“ Fillimisht kemi blerë mjetet e nevojshme për prerje të drunjve dhe mjeteve më të vogla teknike, ndërsa më pas kemi angazhuar edhe katër punëtorë për pastrimin e pjesëve anësore, ku do të bëjmë prerjen e drunjve dhe të kaçubave që komunikacioni të zhvillohet më lirshëm dhe më funksional. Kjo ndodhë për herë të parë në komunë të Sarajit, dhe punimet do të jenë të përditshme dhe besojmë se do të kemi rrugë më të pastërta dhe më funksionale. Në të ardhmen vendbanimet e komunës së Sarajit, do të kenë rrugë më të pastërta dhe më të mirëmbajtura”, thonë nga NKP “Saraj”.

SHPËRNDAJE