Julia Roberts njihet për buzëqeshjen e saj që rrëzëllen. Dentistët zbuluan se çfarë e bën buzëqeshjen e saj, si edhe të shumë njerëzve të tjerë, kaq tërheqëse.

Sigurisht që dhëmbët e bardhë të përsosur janë tepër të rëndësishëm por, buzëqeshja e bukur, është çështje tiparesh. Duke analizuar fytyrat e 300 njerëzve, ekspertët e buzëqeshjes vunë re se ata që i kanë sytë dhe dhëmbët e qenit në vija paralele janë më tërheqës kur buzëqeshin.

Nëse shikojmë fytyrën e Julia Roberts, vihet re se vijat që përshkojnë bebëzat e syve dhe dhëmbët janë pothuajse paralele. Sa më paralele të jenë, aq më e bukur është buzëqeshja.

dhembi

Nga studimi u vu re se femrat janë më të bekuara në këtë pjesë, duke pasur fytyra më simetrike se meshkujt.