Projekti i USAID-it  “Me lexim deri te lidershipi” në dhjetor do të realizojë Facebook fushatë për shprehi të shëndetshme të leximit te fëmijët më të vegjël dhe nxënësit. Qëllimi i fushatës është të ngritet vetëdija për vlerën e shkrim-leximit matematikor dhe gjuhësor dhe të nxiten prindërit dhe anëtarët tjerë të familjes që nxënësit më të vegjël të lexojnë rregullisht me fëmijët e tyre në shtëpi.

Fushata do të zhvillohet në faqet zyrtare në Facebook të USAID Maqedoni dhe Fondacioni “Hap pas hapi” dhe në suaza të saj rregullisht do të ndahen këshilla për atë se si mund t’u ndihmojmë më të vegjëlve të ndërtojnë shprehi të shëndetshme dhe kulturë të leximit dhe mësimit.  Doktor Çitko heroi i fushatës, rregullisht do të ndajë  këshilla, ide dhe resurse që t’i nxitë prindërit të lexojnë të paktën 20 minuta në ditë me fëmijët e tyre.

Në suaza të fushatës do të hapet edhe thirrje për ndarje të fotografive dhe videove nga prindërit derisa lexojnë me fëmijët e tyre, për çka çdo pjesëmarrës do të shpërblehet me libra të ilustruar dhe befasi tjera.

Projektin e  USAID “Me lexim deri te lidershipi” e zbaton Fondacioni për iniciativa kulturore dhe arsimore “Hap pas hapi”, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe të gjitha shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë. Qëllimi i projektit është të vlerësohen dhe përmirësohen  shkathtësitë gjuhësore dhe matematikore të nxënësve të klasave fillestare, të përparohen shkathtësitë pedagogjike të mësimdhënësve dhe të ngritet vetëdija e opinionit të tërësishëm për vlerën e këtyre shkathtësive fillestare të domosdoshme për zhvillimin dhe suksesin e nxënësve më të rinj.

Në suaza të projektit, për herë të parë në shtet janë adaptuar mjete ndërkombëtare për vlerësim të shkrim-leximit gjuhësor dhe matematikor. Projekti ka përgatitur edhe “Bibliotekë në rrotë” e cila i viziton shkollat dhe bibliotekë elektronike me audio-fotografi digjitale dhe aktivitete të arritshme për tërë opinionin. Në vitin 2015, projekti ka shtypur dhe distribuar më shumë se 120.000 kopje të librave të ilustruar deri te të gjithë shkollat fillore dhe bibliotekat publike në Republikën e Maqedonisë. Projekti i USAID-it “Me lexim deri te lidershipi” do të zbatohet deri në nëntor të vitit 2017.