Nikolla Gruevski, gjashtë vjet më parë, në pozitën e kryeministrit siguroi se ndryshimi i imazhit të kryeqytetit në barok do t’iu kushtojë qytetarëve 80 milionë euro. “Sipas llogaritjeve, projekti duhet të kushtojë rreth 80 milionë euro për 8 buxhete”, pati deklaruar Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE. Hulumtimi i BIRN-it tregoi se projekti kushtoi më shumë se 560 milionë euro, ose shtatë here më shumë se parashikimi i Gruevskit. LSDM-ja me bisedat publikuara pohonte se Gruevski jo vetëm që është porositësi, por edhe arkitekti i “Shkupi 2014”.

Pjesë nga biseda: “Mile këtë për AKE-në. kur do shpallet tenderi, dallimi është i madh në çmim, a do jetë fasada prej mermeri, ose do të jetë, tani kanë shpikur në botë një material të veçantë që duket të jetë mermer por nuk është mermer. Më shtrenjtë është me mermer, por është shumë shtrenjtë, AKE ka para ta bëjmë me mermer. Deri tani e bëmë me mermer, Þlluam me MPJ,sepse apo nuk kemi të holla, shkurtojmë shpenzime, kemi Þlluar ta bëjmë me atë mermer të veçantë”, përcjell Alsat.
Mospajtime me shpenzimet megalomane për “Shkupi 2014”, por vetëm në biseda private, sipas bombave të opozitës ka pasur ish ministri i Financave Zoran Stavreski. Pjesë nga biseda: “Njerëzit, pasi vijnë për buxhetin, dhe duhet të thonë disa gjëra, gjithçka më tregojnë gjëra plotësuese, atje çfarë ju ka thënë. Tani ka porositur piktura, 100 piktura, të ngjashme me ato në muze që janë, në muzeun arkeologjik. Lele… Mirë moj Gorde, më trego a jam unë i çmendur apo çfarë të …Unë mendova për këtë stacionin policor.

Njerëzit kërcejnë nga gëzimi, ashtu si fëmijët e vegjël gëzohen sepse kanë pllaka në banjo dhe dritaret ju mbyllen. Pra, deri këtu erdhi puna” Ajo se buxheti nuk është në gjendje të mirë dhe se paratë në arkën e shtetit nuk korrespondojnë me dëshirat, sipas opozitës, e tregon komunikimi mes bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Gruevskit. Pjesë nga biseda: “Ne jemi të çmendur, ajo çfarë bëjmë është jonormale.

Duhet ta kuptojmë se ajo nuk është në rregull. Gjendja është idiotike. Ne jemi të çmendur, harxhojmë në çokollata, ndërsa bukë nuk kemi në shtëpi. Këtë e bëjmë ne. Pikërisht këtë e bëjmë” Kryetari i Komunës Qendër nesër do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale Publike për projektin “Shkupi 2014” Zhernovski më parë urdhëroi dy raporte të pavarura të revizionit. Revizorët konstatuan një sërë parregullsish, monumente të paguara tepër, si dhe procedura të dyshimta tenderimi. Raporti është dorëzuar në Prokurorinë Themelore.