Prokuroria Speciale Publike në fund të dhjetorit kishte hyrë në arkivin shtetërorë për të marrë dokumentacionet e nevojshme lidhur me hetimet që po bëhen mbi një lëndë të re.

“Bëhet fjalë për lëndë që janë në procedurë parahetimore dhe nuk mund të japim më shumë informacione sa i përket marrjes së dokumentacionit. Mund të themi se janë dokumente të marra në bazë të procedurës ligjore dhe nuk ka pasur as sulm e as arrestime”, deklaruan nga PSP për Plusinfo.

Ndërkohë që sipas informacioneve të fundit bëhet fjalë për dokumente të lidhura me projektin Shkupi 2014 për të cilin janë shpenzuar deri më tash 670 milion euro ndërsa janë ndërtuar 136 objekte, ndërtesa, garazha, ura, përmendore etj.