Qytetarët që në fillim e kanë ditur se në Maqedoni nuk kanë përgjuar shërbime të huaja, po vetë shërbimi shtetëror. Sipas tyre, një gjë e tillë vërehej nga telefonatat e publikuara ndërsa Prokuroria Speciale vetëm se vërtetoi dyshimet e qytetarëve.

“Shteti gjithnjë ka përgjuar. Çfarë shërbimi i huaj. Mos ju lutem”.

“Dihet se kush përgjon, ai që ka mundësi, financa dhe mundësi teknike. Vetë shteti ka përgjuar. Sigurimi shtetëror ka përgjuar. Nuk ka nevojë asnjë shtet i huaj të përgjojnë këtu, në një shtet të vogël si Maqedonia”.

“Nuk kam koment për këtë. E vërteta doli në shesh dhe të qëndrojmë pas të vërtetës”.

“Nuk kam koment. Katastrofë”.

“E vërteta doli në shesh. Nuk ka përgjuar asnjë shërbim sekret por janë përgjuar mes tyre. Na kanë dëmtuar edhe neve. I kanë përgjuar edhe liderët shqiptar”.

“Atë e dimë të gjithë. Nuk di çfarë të them. Nuk kam ide”.

Ditë më parë, Prokuroria Speciale shpalosi hetimin e ri me emrin “Target” në të cilin janë 10 të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish struktura udhëheqëse në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim. Hetimi i PSP-së hodhi poshtë pretendimet e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, se në Maqedoni kanë përgjuar shërbime të huaja përcjell Alsat-M, transmeton FOL.