Bashkëshorti i ish-ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankuloska, Vllatko Ilievski është emrëruar zyrtarisht si kryetar i Këshillit të Inspekcionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi qeveritar është publikuar sot në ”Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, i nënshkruar nga zv. kryeministri Nikolla Todorov. Ilievski ka qenë këshillëtar në kabinetin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërkaq në vitin 2013 u bë anëtar i pavarur i këshillit të drejorve në Berzën e Maqedonisë.

Përndryshe, Këshilli i inspekcionit është përgjegjës për 28 shërbime inspekconi, 14 nga të cilat janë të organizuara si inspektoriate dhe 14 si njësi organizative në organe tjera të administratës publike./Telegrafi/

ilievski-todorov-vendimi